Sulmuesi meksikan do të rikthehet në Premier Ligë.
Javier Hernandez i njohur si Chicharito, ka arritur marrëveshje me West Hamin dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet si futbollist i klubit nga Londra.
Sulmuesi i Bayer Leverkusen ka konfirmuar për ESPN, që pritet të udhëtojë për në Londër të hënën për të kryer testet mjekësore.
Golashënuesi më i mirë në histori të Meksikës është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Leverkusen dhe tani do të largohet nga Gjermania, për të luajtur sërish në Angli.
Nuk është bërë e ditur shifra për të cilën Chicharito do të transferohet te West Ham.
Ai në të kaluarën ka luajtur edhe për Manchester United.