Ceballos: Dua të bëhem si Modric, si Kroos

Futboll

Ceballos: Dua të bëhem si Modric, si Kroos

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 08:40
Dani Ceballos

Ceballos dëshiron të shkojë rrugëve të Luka Modric e Toni Kroos.

Mesfushori i talentuar spanjoll, Dani Ceballos, ka thënë në prezantimin e tij në “Santiago Bernabeu” që një ditë dëshiron të arrijë atë që kanë arritur Luka Modric dhe Toni Kroos, që i sheh si shembuj.

20 vjeçari iu bashkua Real Madridi nga Betisi për 18 milionë euro, duke nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare.

Ai shihet si një ndër mesfushorët më premtues të Spanjës, teksa të shumtë janë ata që e kanë krahasuar 20 vjeçarin me Andres Iniestan.

“Jam i ri dhe do të mësoj shumë nga lojtarët e shkëlqyer që gjenden këtu. Do të mundohem çdo ditë të mësoj nga lojtarët me eksperiencë, që kanë bërë paraqitje në nivele të larta, si Luka si Toni, që të jem pjesë e historisë së këtij klubi”, deklaroi Ceballos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat