Juventusi gjen zëvendësuesin e Bonuccit, gati plani për transferimin e Hummelsit

Futboll

Juventusi gjen zëvendësuesin e Bonuccit, gati plani për transferimin e Hummelsit

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 10:45
Mats Hummels

Kampioni aktual i Italisë, Juventus ka mbetur pa njërin nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Leonardo Bonucci u largua në drejtim të Milanit, ndërsa ‘Zonja e Vjetër’ është duke tentuar të gjejë një zëvendësues të denjët për të.

Së fundmi mediat gjermane kanë raportuar se finalistët e Ligës së Kampionëve kanë bërë një plan për transferimin e mbrojtësit gjerman Mats Hummels.

Edhe pse duket një transferim i vështirë pasi Hummels vlerësohet lartë nga Bayerni, Juventus do të provojë fatin.

Bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë rreth 60 milionë euro për transferimin e Hummelsit në Serie A.

28-vjeçari ka një kontratë afatgjate me Bayernin deri në vitin 2021.

Gjithsesi Juventus do të provojë ta bind kampionin e Gjermanisë të heqë dorë nga mbrojtësi i tyre me ofertën e parë.

Në rast se dështojnë tek Hummels, ‘Zonja e Vjetër’ ka alternativa të tjera si Sokratis, Kostas Manolas apo Ezequiel Garay.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat