Manchester United hedh sytë nga Serge Aurier i PSG

Futboll

Manchester United hedh sytë nga Serge Aurier i PSG

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 12:59
Serge Aurier

Jose Mourinho është vënë në ndjekje të mbrojtësit të djathtë Serge Aurier .

Pasi kanë hequr dorë nga mesfushori i Monaco, Fabinho, i cili ishte prioriteti kryesor për “Djajtë e Kuq”, Monaco nuk kishte ndërmend ta linte të lirë lojtarin pa një shumë prej 50 milionë euro. Drejtuesit e Manchester nuk kanë qëndruar duar kryq por janë vënë në ndjekje të mbrojtësit “parizien” që është gati të lihet i lirë nga klubi francez për vetëm 25 milionë euro.

Por për lojtarin janë interesuar edhe skuadra tjera si në Angli ashtu edhe në Seria A .

Manchester City e sheh një alternativë pasi mund të largoj mbrojtësin Kolarov drejt Romës. Edhe Juventusi po ashtu është  vënë prej kohësh në ndjekje të një mbrojtësi për të zëvendësuar  Dani Alves. Pas dështimeve për mbrojtësin Brazilian të Real Madridit Danilo, Aurier është një alternativë e mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat