Shtypi në Spanjë shkruan kësisoj për Neymarin

Futboll

Shtypi në Spanjë shkruan kësisoj për Neymarin

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 15:35
Neymar

Shtypi në Spanjë shkruan se Neymar nuk do të kthehet në Barcelonë dhe do të shkojë drejt e në Paris, pasi kalatanasit të mbyllin turneun miqësor që po zhvillon në SHBA. Katalanasit gjithmonë e kanë përgënjeshtruar largimin e brazilianit, por gjërat kanë ndryshuar shumë në orët e fundit. Gjithsesi, gazeta spanjolle “Sport” ka shkruar se lojtari nuk do të kthehet në Katalonjë, por do të shkojë te PSG për 222 milionë euro, aq sa parashikon klauzola për prishjen e kontratës së tij me Barçën.

25-vjeçari Neymar iu bashkua Barcelonës në sezonin 2013-14 dhe në tetorin e vitit të kaluar e rinovoi kontratën deri për sezonin 2020-21. Sipas asaj që parashikon kontrata e tij, lojtari mund të largohet kundrejt 222 milionë eurove

Lajmi i bujshëm se Neymar do të largohet ka ardhur menjëherë pasi Messi rinovoi kontratën. Braziliani nuk mund të qëndrojë më në hijen e argjentinasit. Për më tepër, kolonia braziliane te Paris SG ka ndikuar që sulmuesi të shkojë poshtë kullës Eifel. Vetëm klubi i Barcelonës nuk e ka pranuar se do të largohet dhe presidenti Bartomeu u shpreh dy ditë më parë se Neymar do të qëndronte në “Camp Nou”, por shtypi spanjoll dhe ai francez janë gati të vënë bast të kundërtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat