Ja Afrim Tovërlani kënd e quan p...

Futboll

Ja Afrim Tovërlani kënd e quan p...

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2017 Në ora: 17:36
Afrim Tovërlani

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, apo trajneri i trofeve, ka humbur durimin dhe ka një mesazh shumë të qartë e shumë të rëndë. “PPP-dmth pinjollat pidha të Prishtinës. Qyteti im i dashur ti ke shume pinjolla qe s’guxojnë me ngrit zërin për ty për çka do qoftë. Shumë thirren në emrin tënd kur ju duhet për të shfrytëzuar në të gjitha lamit e profesionet.

Shumë "pinjoll" të këtij vendi nuk janë lodhur që shumë vite duke u shndërruar ne të dëgjueshëm dhe kopetativ kur i ka konvenuar bothës së tyre. Qyteti im i dashur, shumë këngë t’u kanë thurur dhe qëndisur por ti je e vetme dhe je më shumë e tjerëve se e "pinjollëve". Duhet të jesh e të gjithëve sepse e meriton dhe je kryeqyteti por ty të rrejnë, mashtrojnë, abuzojnë dhe keqpërdorin më së shumti ata që thonë se të duan. PPP”, shkruan Tovërlani në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat