Kreshnik Lushtaku i bashkohet Feronikelit

Futboll

Kreshnik Lushtaku i bashkohet Feronikelit

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 19:40
?Kreshnik Lushtaku i bashkohet Feronikelit

Sulmuesi i njohur nga Skenderaj, Kreshnik Lushtaku, sot është prezantuar zyrtarisht nga drejtori sportiv i Feronilekit, Artan Berisha.

“Sulmuesi i njohur Kreshnik Lushtaku, sot edhe zyrtarisht është prezantuar nga drejtori sportiv Artan Berisha në ‘Rexhep Rexhepi’. Sulmuesi 23-vjeçar vjen nga Skenderaj dhe së fundi ka luajtur për skuadrën e këtij qyteti, Drenicën”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Lushtaku në të kaluarën ka vesh edhe ndërresën e Trepçës`89, Prishtinës dhe në Shqipëri ishte tek Vllaznia e Shkodrës.

Cilësi e Lushtakut është shpejtësia dhe një teknikë e veçantë në lojë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat