Zyrtare: Morata nënshkruan me Chelsean

Futboll

Zyrtare: Morata nënshkruan me Chelsean

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 19:50
Morata me fanellën e Chelseat

Alvaro Morata është futbollisti më i ri i gjigantit anglez, Chelsea.

Chelsea ka njoftuar arritjen e marrëveshjes dhe nënshkrimin me sulmuesin spanjoll, Morata.

Morata është transferuar nga Real Madridi për një shifër të raportuar prej 70 milionë funteve apo 77.8 milionë euro dhe është bërë blerja më e shtrenjtë në histori të klubit.

Sulmuesi spanjoll ka nënshkruar kontratë të vlefshme për pesë vite me Blutë.

Spanjolli bëhet transferimi i tretë i Chelseat, pas Antonio Rudiger dhe Tiemoue Bakayoko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat