Merveill-Aquah, te Osijeku për 510 mijë euro

Futboll

Merveill-Aquah, te Osijeku për 510 mijë euro

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 23:29
Merveill

Tirana dhe Osijeku shumë pranë marrëveshjes për transferimin e Merveill dhe Aquah në kampionatin kroat. Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe duket se është cështje kohore që gjithcka të bëhet zyrtare.

Burime pranë klubit bardheblu konfirmojnë se për të dy lojtarët afrikanë Tirana do të përfitojë 510 mijë euro plus 10% të vlerës së kartonit të 19-vjecarit kongolez.

Një ofertë paketë kjo e Osijekut që duket se i ka kënaqur drejtuesit e 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Nga ky transferim Merveill do të ketë rritje të ndjeshme të pagës, pasi do të përfitojë 120 mijë euro në sezon, ndërsa Aquah 50 mijë euro.

Shitja e këtyre dy futbollistëve do të pasurojë ndjeshëm arkat e Tiranës, e cila sezonin e ardhshëm do të ketë si objektiv ngjitjen në Superiore.

Dy talentet e radhës që pritet ta largohen nga klubi më i titulluar në Shqipëri janë Doka dhe Hoxhallari, për të cilët drejtuesit po shqyrtojnë ofertat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat