Gjiganti italian beson në transferimin e Mahrezit

Futboll

Gjiganti italian beson në transferimin e Mahrezit

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 06:08
Riyad Mahrezi

Roma thuhet se janë të sigurt në transferimin e Riyad Mahrezit nga Leicester City, dhe ofrojnë 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Giallorossët tashmë kanë pasur një ofertë të refuzuar për anësorin algjerian, të cilin e shohin si një zëvendësim ideal për Mohamed Salahn.

Sipas Sky Italia, një marrëveshje tashmë është në fuqi me Mahrezin, dhe klubi romak janë gjithnjë e më të sigurt se transferimi mund të përfundojë.

Ata janë duke ofruar një pagesë prej 30 milionë euro, duke përfshirë bonuse, dhe besojnë se kjo do të jetë e mjaftueshme për të sjellë reprezentuesin algjerianë në Itali.

Mahrez e ka bërë tashmë të qartë se ai dëshiron të lërë skuadrën nga King Power, kështu që Roma janë të bindur se mund të arrijnë një marrëveshje mbi anësorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat