Deulofeu ka klauzolë largimi shumë të ulët

Futboll

Deulofeu ka klauzolë largimi shumë të ulët

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 10:11
Gerard Deulofeu

Barcelona sapo ka njoftuar nënshkrimin me Gerard Deulofeu nga Everton.

Gjigantët e La Ligas aktivizuan klauzolën e rikthimit prej 13 milionë eurosh prej Evertonit, pasi sulmuesi shkëlqeu si huazuar te Milani.

Por katalanasit duan ta shesin lojtarin për një tarifë më të lartë dhe po presin që pretenduesit potencialë të nënshkruajnë sërish me lojtarin këtë verë.

Sipas njoftimeve në Spanjë, Deulofeu ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh, një tarifë shumë e ulët që mund të plotësohet nga ndonjë klub i lartë evropian. Milan kishte qenë më parë i lidhur me nënshkrimin e lojtarit në një marrëveshje të përhershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat