Llapi zyrtarizon transferimin e Gentrit Begollit

Futboll

Llapi zyrtarizon transferimin e Gentrit Begollit

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 20:11
Gentrit Begolli

Gentrit Begolli, i larguar nga Prishtina tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Llapit.

Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit në facebook.

Lexo komunikatën e plotë:?

Mirësevjen Gentrit Begolli në vendlindjen e paraardhësve tuaj!

Edhe zyrtarisht Gentrit Begolli është pjesë e Llapit. Sulmuesi i krahut ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin tonë dhe do mbroj ngjyrat bardhekaltër në sezonin e ri.

Begolli sezonin që lamë pas ishte pjesë e FC Prishtinës, ndërsa i bashkohet Llapit për të dhënë kontributin e tij drejt arritjes së objektivave të klubit së bashku me futbollistët tjerë.

FORCA LLAPI!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat