Chelsea e Man.City në garë për Benjamin Mendy

Futboll

Chelsea e Man.City në garë për Benjamin Mendy

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 22:52
Benjamin Mendy

Dy kandidatë nga Anglia për Benjamin Mendy. Mbrojtësi i Monacos falë paraqitjeve të tij përgjatë sezonit në Ligue One,  ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha Europiane.

Në Angli dy janë kandidatët që kërkojnë të transferojnë francezin , Chelsea dhe Manchester City. Citizens janë të parët që kanë bërë hapa konkret, duke i paraqitur ekpit nga Principata një ofertë, që kap shifrat e 50 milionë Eurove, pavarësisht shumës duket se drejtuesit e Monacos nuk janë bindur  dhe e kanë refuzuar atë.

Përsa i përket “Bluve të Londrës” tratativat janë vetëm në hapat e para të bisedimeve. Deri më tani të dy klubet kanë arritur t’i rrëmbëjnë nga një futbollist Monacos. City Bernardo SIilva, ndërsa Chelsea Timoue Bakayoko. Tashmë mbetet për t’u parë se cili prej dy klubeve angleze do të arrijë të realizojë një tjetër godijte në radhët e kampionëve të Francës. Ndërkohë në Francë, PSG duket se është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Arsenal, Alexi Sanchez. Kiliani është parë në një hotel në Paris, madje  sipas asaj që raportojnë mediat vëndase është shumë finalizimit. Transferimi do ti kushtojë arkave të Psg rreth 63 milionë Euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat