Ish-sulmuesi anglez trajner në Indi

Futboll

Ish-sulmuesi anglez trajner në Indi

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 06:08
Teddy Sheringham

Teddy Sheringham, ish-sulmuesi i Manchester United dhe përfaqësueses së Anglisë, është emëruar trajner i Atletico de Kolkata që bën gara në Super Ligën Indiane.

Sheringham më parë ka qenë trajner i një skuadre ne Ligë Two të Anglisë, por tani thotë se është gati për përgjegjësinë e re.

Duke folur për Sportsworld, Sheringham tha se do të marrë kohë deri në përmirësimin e kualitetit të lojës në ligën indiane, por ardhjet e lojtarëve nga Europa po e ndihmojnë shumë këtë përpjekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat