Milan, Bonucci e Biglia jashtë listës së Europa League

Futboll

Milan, Bonucci e Biglia jashtë listës së Europa League

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 15:10
Bonucci

“Sa të pasur jemi!” Kjo është moto e re të tifozëve të Milanit, pas investimeve rekord të pronarëve të rinj të klubit.

Por, në futboll, si edhe në jetë, ka gjëra që paratë nuk mund t’i zgjidhin. Në rastin e kuqezinjve janë çështjet burokratike të dy transferimeve të rëndësishme, Leonardo Bonucci dhe Lucas Biglia. Lojtarët nuk do të jenë në fushë të enjten, në ndeshjen e parë zyrtare të Milanit për këtë sezon përballë Universitatea Craiova, në turin e tretë kualifikues të Europa League.

Bonucci dhe Biglia nuk janë përfshirë në listën zyrtare që klubi dorëzoi te UEFA, për futbollistët që regjistrohen për të luajtur. Administratori i Milanit, Fassone bëri të ditur se emrat e lojtarëve mungojnë për probleme teknik që lidhen me vonesat e transferimeve dhe kohën e nevojshme që kërkon realizimi i blerjeve në merkato. Faktor që ndikoi në këtë drejtim është edhe turneu në Kinë ku skuadra është e angazhuar. Klubi nuk ka pasur kohë fizike për të realizuar në formë paradhënie 20 për qind të këstit të nevojshëm për të përballuar shpenzimet e sezonit 2017-2018 dhe të japë garanci për pjesën tjetër të shifrës së nevojshme.

Shpresa e Milanit dhe trajnerit Montella lidhet me rregulloren e UEFA-s, e cila i lejon klubet që deri në mesnatën e së mërkurës të shtojë një lojtar në listën e skuadrës për sfidat europiane. Në këtë mënyrë, njëri ndërmjet Bonuccit ose Biglias mund të luajë prej sfidës së radhës, e natyrisht që në rast të kualifikimit të Milanit në fazën “play off” të dy do të jenë në fushën e lojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat