Barcelona më e mirë se ‘Zonja e Vjetër’! Juve mendjen të Superkupa

Futboll

Barcelona më e mirë se ‘Zonja e Vjetër’! Juve mendjen të Superkupa

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 15:20
Pamje nga ndeshja

Juventusi pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Barcelona, në turneun e futbollit që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbi 80 mijë shikues ishin në stadiumin “MetLife” dhe panë lojë mjaft të mirë, sidomos dy golat të brazilianit Neymar. Sulmuesi brazilian ishte jashtëzakonisht në formë të mirë, i cili ka qenë i pakapshëm për mbrojtjen e kampionit italian. Në minutën e 15-të, veprim i shpejtë i Barcelonës, Paco e gjen Neymarin brenda 16-shit, i cili nga afërsia me goditje të fortë shënoi për 0:1. Pas 11 minutave, Lionel Messi shërbeu Neymarin, i cili bëri një depërtim fenomenal në 16 - shin e Juves, duke mashtruar shumë mbrojtës dhe me goditje të saktë shtoi epërsinë në 0:2.

Megjithatë, ‘Zonja e Vjetër’ ngushtoi humbjen në minutën e 62-të, Paulo Dybala harkoi për mrekulli, kurse Giorgio Chiellini nga afërsia me kokë shënoi për 1:2. “Juventus është një skuadër e madhe dhe nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë Juan Cuadrado, futbollist i Juves.  Futbollisti i skuadrës italiane e pranon se Barcelona është kundërshtarë i madh. “Katalunasit janë kundërshtarë të mëdhenj. Është gjithmonë shumë e vështirë të përballesh me ata. Për momentin është e rëndësishme të punojmë për të gjetur formën më të mirë dhe për të njohur sa më parë shokët e rinj të skuadrës dhe lojën e tyre. Tani duhet të përgatitemi mirë, për të shkuar të gatshëm te Superkupa”, tha Cuadrado. Me 3 gusht, Juve luan me Lazion, në Superkupën e Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat