Xhemaili me Montrealin pësuan humbje

Futboll

Xhemaili me Montrealin pësuan humbje

Nga: K.Goca Më: 23 korrik 2017 Në ora: 16:19
Blerim Xhemaili

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, me ekipin e Montreal Impact,  ishin të pafat, të cilët para shikuesve të vet pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Dallasi, në ndeshjen e vlefshme të Kampionatin Amerikan (MSL).

Xhemaili u paraqit titullar, edhe pse skuadra e tij avancoi, nuk qëndruan deri në fund, por pësuan  humbje nga rivali që u tregua më i shkathët. Në minutën e 23-të, Salazar kaloi në epërsi Montrealin, por Dallasi triumfoi në pjesën e dytë me golat e Colman që realizoi në minutën e 52-të e 62-të.  Pas 21 jave, Montreal mban vendin e tetë me 24 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat