Ibrahimaj i shkakton humbje Bayerit

Futboll

Ibrahimaj i shkakton humbje Bayerit

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2017 Në ora: 16:53
Ali Ibrahimaj

Futbollisti shqiptar, Ali Ibrahimaj, i shkaktoi humbje Bayer Leverkusenit. Sandhausen triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Bayer Leverkusenit, në ndeshjen miqësore. Në këtë ndeshje realizuan dy shqiptarë: Ibrahimaj për Sandhausenin dhe Admir Mehmedi për Bayer Leverkusenin.

Për Sandhausenin shënuan: Sukuta-Pasu (8’), Holer (60’) e Ibrahimaj (81’) dhe për Bayerin: Mehmedi (10’), Volland (40’-nga penalltia). Mbrojtësi Leart Paçarada luajti standard, kurse Ibrahimaj futet në pjesën e dytë, kurse Admir Mehmeti u paraqit titullar për Bayerin. Kjo miqësore ishte e mirëseardhur për të dyja skuadrat për të parë formën e tyre në prag të kampionatit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat