Xhaka e nisi me humbje në Zvicër

Futboll

Xhaka e nisi me humbje në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2017 Në ora: 17:28
Pamje nga ndeshja

Në hapje u zhvillua derbi në Kampionatin e Zvicrës. Kampioni Baseli pësoi disfatë me rezultat 2:0 nga Young Boys-i. Në ndeshje që u zhvillua në Bernë, e cila u përcoll nga 31.120 shikues, Baseli u befasua nga Young Boysi. Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka, u paraqit standard, por nuk arritën të kthehen të pamposhtur nga ky udhëtim.

Gjithçka u vulos në pjesën e dytë.  Te dyja golat u shënuan nga distanca. Në minutën e 58-të, Ravet me një depërtim të mirë dhe nga rreth 18 metra dërgon një goditje të fortë, e cila përfundon në pjesën e poshtme të majtë te mysafirëve. Në minutën e 80-të, Sulejmani nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra shënoi eurogol në pjesën e epërme të majtë të portës së Baselit, 2:0.  Xhaka u paraqit standard, por i dëshpëruar me humbjen në hapje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat