Derbi shqiptar në Zvicër i takoi Kukelit

Futboll

Derbi shqiptar në Zvicër i takoi Kukelit

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2017 Në ora: 18:06
Lojtarët e Zurich-ut

Zurich shënon fitore të madhe në hapje të kampionatin zviceran. FC Zurich pas një edicionit rikthehet në shoqërinë e më të mirëve dhe startoi me fitore me rezultat 2:0 ndaj Grasshoppers-it vendas. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Burim Kukeli, me shokë treguan angazhim të madh dhe u kthyen me tri pikë të mëdha.  

Kukeli u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 71-të. Dwamena shënoi golat në minutën e 23-të e 82-ë, sikurse edhe Frey të ishte i saktë nga penalltia (61’) fitorja do të ishte edhe më e thellë. Ndërkaq, Albion Avdijaj luajti nga minuta e 68-të e Nedim Bajrami nga ajo e 80-të për Grasshoppers-in, por dot t’i shpëtojnë humbjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat