Vecino, të hënën testet mjekësore te Interi?

Futboll

Vecino, të hënën testet mjekësore te Interi?

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 00:06
Matias Vecino

Mesfushori i Fiorentinës, Matias Vecino thuhet se do t’i nënshtrohet të hënën testeve mjekësore me Interin përpara transferimit të tij.

Sipas Premium Sport, Vecino mungonte sot (e diel) nga grumbullimi i Fiorentinës për të festuar fundin e fazës së parë përgatitore në kampit të trajnimit të tyre në Moesa.

Ky medium italian pretendon se kjo është për shkak se uruguaiani mund të jetë në rrugën e tij për në Milano për testet e tij mjekësore me Nerazzurët.

Vecino thuhet se ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Interin, të cilët do të paguajnë pak më shumë se klauzola e lirimit prej 24 milionë eurosh.

Në rast zyrtarizimi të Venicos, ky do ishte transferimi i katërt për Interin pas Daniel Padellit, Milan Skriniarit dhe Borja Valeros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat