Bale zbulon çfarë i tha Lukakut

Futboll

Bale zbulon çfarë i tha Lukakut

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 10:18
Gareth Bale dhe Romelu Lukaku

Bale ka treguar se biseda me Lukakun ishte shoqërore dhe nuk kishte asgjë të bënte me thashethemet që e lidhin uellsianin me klubin nga “Old Trafford”.

Raportohet se Manchester Unitedi do të tentojë ta transferojë Gareth Balen në “Old Trafford”, duke rritur edhe më shumë spekulimet biseda e uellsianit me Romelu Lukakun në miqësoren e mbrëmshme.

Por, Bale thotë se ishte diçka shoqërore dhe nuk kishte të bënte asgjë me ato që raportohet në media dhe se e uroi për klubin e ri.

“Ia nisët sërish, nuk kam thënë asgjë për thashethemet”, tha Bale për Sky Sports.

“Vetëm i urova fat – pasi vetëm sa është transferuar në Man United”, shtoi Bale. “Vetëm i urova fat për sezonin dhe shpresoj të ketë sukses”.

“Ai është duke luajtur që një kohë të gjatë dhe ia ka dalë shumë mirë në Premierligë dhe jam i sigurt që do të bëjë më të mirën për ta”, përfundoi Bale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat