Kosova parakaloi në Festivalin e 14-të Olimpik Evropian

Futboll

Kosova parakaloi në Festivalin e 14-të Olimpik Evropian

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 11:21
Kosova parakaloi në Festivalin e 14-të Olimpik Evropian

Është hapur edhe zyrtarisht Festivali i 14-të Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”.

Ceremonia solemne u mbajt të dielën mbrëma në stadiumin “Eto Park” të Gyorit hungarez, në një spektakël madhështor të organizuar nga Komiteti Olimpik i Hungarisë, në bashkëpunim me qeverinë e këtij vendi dhe Komitetin Olimpik Evropian (KOE).

Pas spektaklit të shfaqur në fushë nga performues të ndryshëm që tregonin kulturën hungareze, në podium u ngjit nënpresidenti i KOE-s, Janez Kocijançiç i cili përgëzoi organizatorët për organizimin e kësaj ngjarje, duke folur më pas për rëndësinë që ka EYOF-i.

Më pas ishte radha për defilimin e 50 ekipeve olimpike, aq sa përbënë Komiteti Olimpik Evropian. 19 anëtarëve të ekipit olimpik të Kosovës i printe tenistja Blearta Ukëhaxhaj, që barte flamurin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat