Mendy, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit

Futboll

Mendy, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 14:29
Benjamin Mendy

Benjamin Mendy edhe zyrtarisht është lojtar i Manchester City.

Manhester City ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Benjamin Mendy nga Monaco.

Ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin anglez dhe do ta veshë fanellën me numrin 22.

Mendy, që mbushi 23 vjet me 17 korrik, i ka kushtuar klubit anglez 52 milionë funte, shkruan Goal.

Kështu, ai është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke lënë prapa Kyle Walkerin që javën e kaluar kompletoi transferimin te City nga Tottenhami për 45 milionë funte.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat