Lojtari që paguhet 28 mijë euro në minutë

Futboll

Lojtari që paguhet 28 mijë euro në minutë

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 17:15
Julien Faubert

Në mëngjesin e ftohtë të 2 shkurtit 2009, rreth 50 veta ishin të pranishëm në prezantimin e blerjes së re të Real Madrid në “Estadio Santiago Bernabeu”. Pak tifozë të Real e kishin dëgjuar emrin e Julien Faubert përpara se të nënshkruante për klubin, apo arsyen përse e kishin blerë, aq shumë sa që ai mbërriti në Madrid në mënyrë gati klandestine.

Dita e prezantimit ishte koha më e gjatë që ai kaloi duke veshur fanellën e Real Madrid, pasi iu dha numri 18 i legjendës së klubit Alfredo di Stefano.

Karriera e Faubert te Real Madrid zgjati vetëm gjashtë muaj, duke i kushtuar 1.5 mln euro me francezin që luajti vetëm dy ndeshje me klubin, të dyja si zëvendësues ndaj Racing Santander dhe Atheltic Bilbao. Në total, ai i kushtoi klubit 28,000 euro në minutë, për 54 minutat kompetitive që luajti për Los Blancos.

Gjithsesi akti më i paharrueshëm në ato gjashtë muaj erdhi kur atë e zë gjumi në stol gjatë humbjes së Real ndaj Villarreal, diçka që akoma kujtohet me humor nga tifozët. Pas largimit të tij nga Real Madrid, Faubert shijoi një karrierë nomade nëpër Evropë, duke luajtur për West Ham, Elayigspor, Bordeaux, Kilmarnock dhe Inter Turku i Finlandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat