Cassano: Nuk e kam ndërmend të largohem

Futboll

Cassano: Nuk e kam ndërmend të largohem

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 17:28
Antonio Cassano

Ish-sulmuesi Real Madridit, Antonio Cassano ka njoftuar se po largohet nga Verona, por nuk do tërhiqet nga futbolli.

Verona konfirmoi të hënën në mëngjes se Cassano do të largohej nga klubi, vetëm dy javë pas mbërritjes së tij, por 34-vjeçari mund të bashkohet me klubin e Genoas. "Nuk kam ndërmend të largohem nga futbolli, thjesht nuk më pëlqen të vazhdoj me Hellas Verona. Fizikisht jam shumë e mirë, pasi isha 15 ditë përgatitje me Veronën, por mendërisht nuk mundem të luaj për këtë klub. Faleminderit nga zemra presidenti Setti, drejtori sportiv Fusco, Trajneri Pecchia dhe skuadra që më pranoi të jem pjesë e saj”, u shpreh ai. Sipas burimeve të “Premium Sport”, Cassano pritet të shkojë te Genoa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat