Jorgji serish ne Europe, gjykon Arka-Midtjylland

Futboll

Jorgji serish ne Europe, gjykon Arka-Midtjylland

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 23:55
Jorgji

Europa mbetet një terren mikpritës për arbitrat shqiptarë dhe më saktësisht për të vetmin gjyqtar kryesor që disponon aktualisht stemën e Fifa-s në vend, Enea Jorgjin. 32-vjecarit nga Elbasani pasi është vlerësuar pozitivisht në ndeshjen që drejtoi në raundin e dytë kualifikues të Championsit mes Bate Borisov dhe Alashkert e përfunduar në barazim 1-1, i është besuar drejtimi i një tjetër ndeshjeje ndërkombëtare, këtë herë në raundin e tretë eleminator të Europa League, mes polakëve të Arka Gdynia dhe danezëve të Midtjylland, e programuar të luhet këtë të enjte në Gdynia Stadium të Polonisë. Sic konfirmon edhe faqja zyrtare e Uefa-s Jorgji në këtë takim do të ndihmohet nga një trupë arbitrash shqiptarë, me asistentë Egin Dodë-n dhe Ilir Tartaraj, si dhe Juxhin Xhaja që do të jetë në rolin e arbitrit të katërt.

Gjithashtu Enea Jorgji pritet të drejtojë edhe një ndeshje ndërkombëtare në nivel përfaqësuesesh në shtator kur të nisin edhe takimet kualifikuese për Botërorin Rusi 2018. Padyshim që vijimësia e pjesëmarrjes në kompeticionet e Uefa-s është një vlerësim për arbitrin shqiptar që në këtë mënyrë rrit kuotat e tij me eksperiencën ndërkombëtare. Caktimi i Jorgjit për ndeshjen mes Gdynias dhe Midtjylland vjen pas kalimit me sukses të ndeshjes në Champions mes Bate Borisov-Alashkert ku nuk pati asnjë kontestim për vendimet e Jorgjit që në atë takim kishte si asistentë  Ermal Barushin dhe Ridigers Cokaj ndërsa arbitër i katërt ishte Kridens Meta.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat