Milani luan ndeshjen e parë në Europë pas tre vitesh, UEFA i dërgon vëzhgues një shqiptar

Futboll

Milani luan ndeshjen e parë në Europë pas tre vitesh, UEFA i dërgon vëzhgues një shqiptar

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 09:47
Plarent Kotherja

Ndeshja e parë europiane e Milanit pas disa vitesh shkëputje do të ketë një shqiptar në tribunën VIP, si vëzhgues i caktuar nga UEFA për këtë duel.

Sfida e të enjtes në “Stadionul Municipal” në Drobeta-Turnu Severin, Rumani, mes Universitatea Krajova dhe Milan, shënon kthimin pas 3 vitesh të ekipit italian në një turne ndërkombëtar.

Takimi i turit të tretë të Ligës së Europës do të drejtohet nga gjyqtarë turq, ndërsa personi që do t’i vëzhgojë ata dhe do të raportojë për paraqitjen e tyre, do të jetë ish-shefi i gjykimit në FSHF, Plarent Kotherja, shkruan "Panorama Sport" .

Ky i fundit, prej disa vitesh është një vëzhgues gjyqtarësh i UEFA-s, duke qenë me vazhdimësi në çdo sezon në ndeshje të rëndësishme të turneve ndërkombëtarë për klube apo Kombëtare.

Përkrah tij, delegati organizativ i UEFA-s për këtë takim është zëvendëspresidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Roni Zimerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat