Drenica në zi, ndërron jetë themeluesi e kontribuuesi i madh i futbollit

Futboll

Drenica në zi, ndërron jetë themeluesi e kontribuuesi i madh i futbollit

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 11:36
Hashim Ajeti

Drenica nga Skenderaj është në zi, ndërroj jetë themeluesi, kontribuuesi më i madh i futbollit të Drenicës, Hashim Ajeti. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 13:00, në varrezat e fshatit Klinë e poshtme”, bëhet e ditur nga KF Drenica. Ndërkaq, Tahir Lushtaku, trajner i mirënjohur ndjehet i pikëlluar: “U nda nga jeta njeriu ma i madh i sportit i cili i dha shumë futbollit, ku nuk kurseu kurrgjë nga vetvetja por tërë jetën ia kushtoi KF Drenicës”. Fadil Rama, trajner disa vite në Drenicë, është i mërzitur, duke shkruar: “Morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të prof. Hashim J. Ajeti.

Profesori Hashim Ajeti dha një kontribut shumë të madh për sportin e Skenderajt e në veçanti për klubin futbollistik, në fillim si futbollist e për të vazhduar si trajner i ekipit për shumë kohë, të cilat ishin periudha të suksesshme, nëpër të cilat kaluan shumë gjenerata të lojtarëve, na mësoi me një kulturë sportive, edukatë të nivelit të lartë, ishte ai i cili na dha shumë, na mësoj shumë, na mësoj së si duhet të sillemi, si duhet ti gëzohemi fitores, si duhet të sillemi edhe kur e humbim lojën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat