Shkëndija mendon për sfidën e radhës evropiane

Futboll

Shkëndija mendon për sfidën e radhës evropiane

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 11:49
Pamje nga një lojë ndërmjet vete

Futbollistët e Shkëndijës nga Tetova dhe stafi teknik kanë hapur faqe të re dhe tani më gjithë përqendrimi është kthyer kah sfida e rradhës. Të enjten në kuadër të raundit të tretë të eliminatoreve të UEFA Europa League “kuqezinjtë”  përballen me Trakain e Lituanisë të  në orën 18:30 në Vilnius.

Pas eliminimit të Dacias së Moldavisë dhe HJK Helsinkit të Finlandës, Shkëndija mendon për sfidën e radhës evropiane. Trakai nga Lituania është kundërshtari i rradhës në eliminatoret e UEFA Europa League dhe “kuqezinjtë” sfidën e parë do ta luajnë të enjten në transfertë. Për të pritur sfidën sa më të gatshëm, stafi teknik me futbollistët kanë nisur përgatitjet për këtë sfidë menjëherë pas kthimit në Tetovë pas ndeshjes me HJK Helsinkin.

Tani më gjithë vëmendja është e drejtuar ka Trakai, analizohet kundërshtari dhe kërkohet të përgatitet lojë adekuate për t’iu kundërvënë skuadrës lituaneze. Ekipi të martën punon në Tetovë, ndërsa të mërkurën në mëngjes niset drejt Lituanisë, ku të enjten zhvillon takimin e parë të raundit të tretë eliminator të UEFA Europa League kundër Trakait.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat