Shorti për sezonin e ri 2017-2018 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ka përcaktuar që Shkëndija në javën e parë të jetë vendase e Vardarit të Shkupit. Ndeshja do të luhet më 12 gusht në stadiumin e qytetit në Tetovë.
Ndërkaq dy skuadra tjera shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe Shkupi, janë para sfidave të vështira. Renova do të luan në Shkup kundër Rabotniçkit, kurse Shkupi do ta pres anëtarin e ri të elitës, Akademia Pandev.
Çiftet e javës së parë
Shkëndija - Vardari
Shkupi- ?kademia Pandev
Pobeda- Pelisteri
Rabotniçki-Renova
Sileksi - Skopje