Maradona, tifoz i teknologjisë, por kujton golin e 1986

Futboll

Maradona, tifoz i teknologjisë, por kujton golin e 1986

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 19:15
Maradona

Në kulmin e debatit për sistemin e videoarbitrimit në futbollin modern, FIFA-s i shtohet një tjetër aleat. Diego Armando Maradona është në favor të aplikimit të teknologjisë në sportin më popullor në planet edhe pse nëse në kohën kur ai luante kjo do ishte përdorur, do ti kishte mohuar një nga golat më të famshëm.

“Duke parë shpejtësinë me të cilën teknologjia po avancon në botë dhe fakti që tashmë përdoret në të gjithë sportet, si mund të mendojmë që do ta lëmë jashtë futbollit”,  tha “Pibe de oro”.

“Teknologjia shton transparencën dhe kualitetin si dhe favorizon skuadrat që sulmojnë shumë dhe vendosin të rrezikojnë në fushë”, nënvizoi ish-numri 10 i Napolit dhe kombëtares argjentinase.

Në mendjen e tij nuk mund të mos rikthehet shpesh ai episod i famshëm në Kupën e botës në vitin 1998, kur goli i tij me dorë ndaj Anglisë bëri bujë po aq sa fitimi i titullit. 

"Çdo herë që mbështes teknologjinë mendoj për “Dorën e Zotit” dhe sigurisht ai gol nuk do ishte akorduar nëse do kishim përdorimin e sistemit VAR. Por dua t’ju zbuloj diçka tjetër. Në Botërorin e vitit 1990, përdora dorën për të ndalur një top në vijën fatale në ndeshjen me Argjentinën kundër Bashkimit Sovjetik. Kishim fat pasi arbitri nuk e pa. Ka patur episode për të cilët kupa e botës do ishte ndryshe me teknologjinë”, tha Maradona. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat