Leci: Prishtina-Drita, një superderbi!

Futboll

Leci: Prishtina-Drita, një superderbi!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2017 Në ora: 19:24
Liridon Leci

Me 19 gusht fillon edicioni i ri në elitën e futbollit, kurse një javë më vonë edhe në Ligën e Parë të Kosovës. Pothuajse nuk kanë mbetur më shumë se tri javë nga fillimi i garave në Superligë, sipas asaj që shihet, klubet do t’i gjej të gjitha të përgatitura e të përforcuara mjaft mirë. Në hapje të edicionit do të zhvillohet kryendeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani, dy skuadra që llogariten si më të përforcuara e këtij afatit kalimtar të verës. 

Futbollisti i ri i Dritës, Liridon Leci, do të ndeshet me ish skuadrën e tij, Prishtinën. Ai beson se me Dritën do ta mposhtin Prishtinën, sfidë e cila do të zhvillohet me gjasë me 19 gusht. Leci tha se nuk ka emocione që do të ballafaqohen me Prishtinën. Sipas tij, parësore është të mbush bateritë gjatë përgatitjeve, për faktin se ka ende kohë nga kjo ndeshje që vlerësohet si kryendeshje e javës së parë. “Jo, aspak nuk kam emocione, edhe kjo sfidë është si te gjitha ndeshjet tjera kampionale”, tha Leci për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se do të jetë një superderbi? “Normalisht se është superderbi dhe s’ka si të jetë ndryshe. Normalisht që shpresoj që do të fitojmë, sepse...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat