Çmenduria e futbollit: Dy lojtarë, 400 milionë euro

Futboll

Çmenduria e futbollit: Dy lojtarë, 400 milionë euro

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 20:43
Neymar Jr dhe Kylian Mbappe

Lionel Messi e Cristiano Ronaldo mund të jetë lojtarët më të mirë në botë, jo vetëm këto dhjetë vjetët e fundit.

Por, dy fituesit e vetëm të Topit të Artë nga 2008 e këndej, janë larg nga të qenit futbollistët më të shtrenjtë në histori të lojës më të bukur në botë.

Argjentinasi dhe portugezi pritet të mposhten përsa u përket “vlerave” të tyre të shitjes, nga dy lojtarë shumë më të rinj, njëri nga ta pothuajse fëmijë.

Neymar Jr dhe Kylian Mbappe po dridhin tregun e futbollit, me thashethemet për transferimet e tyre.

I pari po pretendohet se do të thyejë secilin rekord të blerjes, me PSG-në që është pajtuar të paguajë një shifër të cmendur prej hiq më pak se 222 milionë euro për brazilianin. Mediet raportojnë se është cështje ditësh kur ky pazar do të formalizohet.

E një shumë të jashtëzakonshme parash është gati ta paguajë edhe Real Madrid, për axhamiun francez Mbappe.

Të martën u raportua se mbretërit janë pajtuar në parim për t’i dhënë Monacos 180 milionë euro në mënyrë që të marrë 18 vjecarin në kryeqytetin spanjoll.

Nëse këto dy transaksione realizohen, atëherë ato, përnjëmend, do të jenë një cmenduria më e madhe e pazareve të futbollistëve, ndonjëherë.

Cristiano Ronaldo ishte futbollisti më i shtrenjtë në botë, nga 2009 deri më 2013. Për ta marrë atë në Madrid, nga Manchester United, Reali kishte paguar hiq më pak se 100 milionë euro.

Për Leo Messin nuk është paguar asnjëherë ndonjë shumë e madhe, pasi ai qysh si fëmijë luan për Barcelonën.Por, kush do ta marrë atë, duhet të paguajë të paktën 300 milionë euro, sa është klauzola e lirimit të tij, sipas raporteve të medieve spanjolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat