Milani, takim me agjentin e Diego Costas, Falcaos dhe Sanchesit

Futboll

Milani, takim me agjentin e Diego Costas, Falcaos dhe Sanchesit

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 21:45
Jorge Mendes

Përfaqësues të Milanit kanë zhvilluar një takim me agjentin Jorge Mendes për të diskutuar rreth Diego Costas, Radamel Falcaos dhe Renato Sanchesit.

Sky Sport Italia ka raportuar se drejtorët Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli janë takuar në Porto Cervo të Sardinias me menaxherin e njohur të lojtarëve.

Ka kohë që flitet për interesimin e Rossonerëve për mesfushorin e Bayern Munichut, Sanches, i cili e konsideron San Siron si një opsion joshës.

Nga ana tjetër, përpjekjet e Milanit për një sulmues i janë shpalosur Mendesit, i cili përfaqëson edhe Costan edhe Falcaon.

Chelsea ia ka bërë të ditur Diego Costas se duhet të gjejë një klub të ri këtë verë. Preferenca e tij është Atletico Madridi, mirëpo klubi spanjoll nuk mund të transferojë lojtarë deri në janar për shkak të ndalesës.

Opsioni tjetër është 31-vjeçari Falcao është një opsion, pasi në sezonin e kaluar i ndihmoi Monacos ta fitonte titullin e Ligue 1 dhe të luante deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund) dhe Andrea Belotti (Torino) vazhdojnë të jenë dëshirat e Rossonerëve, por ata kushtojnë shumë më tepër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat