Conte kërkon edhe katër përforcime

Futboll

Conte kërkon edhe katër përforcime

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 22:32
Antonio Conte

Trajneri italian kërkon ta përforcojë edhe më shumë skuadrën.

Chelsea i Antonio Contes pritet të jetë edhe më i fortë sesa ai i një sezoni më parë ku fitoi edhe titullin e kampionit në Premier Ligë.

Blutë tashmë kanë transferuar Antonio Rudiger, Tiemoue Bakayoko dhe Alvaro Moratan, por Conte ka kërkuar edhe katër lojtarë të tjerë.

Mediat angleze zbulojnë se në krye të kësaj listë është Alex Sandro i Juventusit, ndërsa Conte pëlqen edhe Fernando Llorenten e Swanseat.

Për të përforcuar mbrojtjen trajneri italian kërkon me ngulm Virgil van Dijk të Southampton, madje holandezi nuk stërvitet me ekipin prej disa ditësh, pasi ka kërkuar të largohet.

Emri i fundit në listën e 48-vjeçarit italian është bashkëkombësi i tij, mesfushori i Interit, Antonio Candreva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat