Mazrekaj i është mirënjohës klubit të madh shqiptar

Futboll

Mazrekaj i është mirënjohës klubit të madh shqiptar

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2017 Në ora: 11:47
Mentor Mazrekaj

Futbollisti Mentor Mazrekaj i është mirënjohës klubi me renome , Partizanit nga Tirana. Ai pas në periudhe në Partizan vendosi të largohet e të firmos me Prishtinën. “Falënderoj Partizanin dhe të gjithë adhuruesit. Pas katër vitesh të jashtëzakonshme, të paharruara, të çmuara përjetësisht në Partizan, kam ndërruar mjedis dhe kthehem sërish në klubin ku jam rritur e jam njohur, FC Prishtina. Me këtë rast, falënderoj duke filluar nga presidenti i klubit, Gaz Demi dhe tre trajnerët, Hasan Lika, Shpëtim Duro dhe Sulejman Starova.

Prezenca ime afër jush më ka shërbyer në jetë. Ju faleminderit shumë! Falënderoj po ashtu jashtëzakonisht shumë të gjithë tifozët e Partizanit “Guerils”. Ishit pjesë e imja e pandarë. Ju faleminderit shumë që më përkrahët gjithmonë. Shpresoj shumë që në fund të edicioni 2017/18 të vijë e së bashku të festojmë titullin e shumë pritur në Superiore. Shpresoj të shihemi sërish”, shkruan Mazrekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat