Mlada mundohet ta tremb Skënderbeun

Futboll

Mlada mundohet ta tremb Skënderbeun

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 12:49
Pamje nga një ndeshje

Takimi i parë mes Mlada Boleslav dhe Skënderbeut, i vlefshëm për turin e tretë paraeliminator të Ligës së Europës, do të zhvillohet nesër në orën 18:00, në stadiumin “Mestsky”.
Skuadra çeke bazohet kryesisht te lojtarët vendas, por para ndeshjes me Skënderbeun ata kanë afruar një sulmues rus. Mlada kërkon të trembë korçarët, por edhe të korrë suksesin, me Nikolai Komliçenko, 190 cm i gjatë.
Komlicenko
22-vjeçari rus ka ardhur në formë huazimi te Mlada, e cila e ka federuar në kohë sulmuesin për dy ndeshjet me Skënderbeun. Nikolai Komliçenko është në pronësi të Krasnodarit, klub i cili një vit më parë eliminoi Partizanin në turin “play off” të Ligës së Europës, por që prej tre vitesh e huazon në skuadra të ndryshme. Sezonin e fundit Komliçenko ishte pjesë e skuadrës së Slovan Liberec në kampionatin çek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat