Spalletti: Perisic shitet nëse i gjejmë zëvendësimin

Futboll

Spalletti: Perisic shitet nëse i gjejmë zëvendësimin

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 13:17
Luciano Spalletti dhe Ivan Perisic

Luciano Spalletti ka thënë se Interi do ta shes Ivan Perisicin vetëm nëse gjen ndonjë zëvendësues të denjë për të. 

Kroati është i lidhur me një kalim te Mancehster United tash e disa javë.

Marrëveshja ende nuk është arritur edhe flitet për një ofertë prej 50 milionë funteve.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe ne llogarisim në të në fillim të sezonit”.

“Natyrisht, që ka thashetheme, por ne duam që ta mbajmë atë”.

“Na duhet ta themi edhe këtë, që nëse dikush vije me një ofertë të kënaqshme, atëherë do ta marrim në konsideratë”.

“Por, natyrisht, ne duhet ta gjejmë një alternativë për Perisicin”, ka thënë Spalletti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat