Partizani me trajner të ri

Futboll

Partizani me trajner të ri

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 13:32
Prezantohet trajneri i ri

Partizani i Tiranës prezantoi trajnerin e ri Mark Luliano. Fillimisht ai që e mori fjalën ishte presidenti i klubit Gazmend Demi, i cili deklaroi:

“Dihet çfarë sipërmarrje e madhe është Partizani. Nuk quhem më i ri, se kam hyrë në sezonin e pestë. Partizani ka synuar gjithmonë trofe, në tre sezonet e fundit kemi qenë në garë, pa hyrë në detajet e atyre që kanë ndodhur. Këtë fund kampionati kemi bërë një riorganizim, përveç Akademisë. Këtë e ka marrë në dorë Luciano Moggi.

Me këtë fillim pune, përfundimisht pas një kohe të gjatë Moggi na solli një djalosh simpatik, por që është edhe një trajner niveli. Një afrim për suksese të Partizanin, për të mos qenë më të dytët apo të tretët.

 Iluiano nuk ka nevojë për prezantim, pasi të gjithë e njihni. Ka një eksperiencë të gjatë dhe do të na ndihmojë për një ecuri sa më të mirë. E gjithë kompania e synon këtë.

 Zhgënjim sezoni? Zhgënjimet gjithmonë janë në jetë. Në çdo biznes ka zhgënjime. Nuk kam qejf të hyj në analiza. Këtu sot kemi ardhur për të prezantuar trajnerin e ri. Agostinelli, Sormani dhe Iuliano, çfarë ka më të mirë trajneri i ri? Ka energji më të madhe, pamjen e ka shumë simpatike dhe është më serioz në punë.”

Më pas fjalën e mori trajneri ri, Iuliano, i cili nuk preferoi të krahasohej me italianët e tjerë:

“Mirëdita të gjithëve është kënaqësi që ju njoh. Më thoni që jam i katërti italian, por unë jam Mark Luliano dhe nuk kam aspak lidhje me trajnerët e mëparshëm, përveçse jemi italianë. Italianët nuk janë të gjithë njësoj, ashtu si edhe shqiptarët: të gjithë kanë idetë e tyre. Te Partizani më kanë kërkuar vetëm një gjë: të fitoj. Do të jetë një epokë e re, për mua, për klubin dhe për lojtarët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat