Shkëndija tenton transferimin e Bakajt

Futboll

Shkëndija tenton transferimin e Bakajt

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 15:19
Elis Bakaj

Ish-sulmuesi i Vllaznisë në gjysmën e sezonit të kaluar, Elis Bakaj, për momentin është një lojtar i lirë dhe në kërkim të një aventure të re. Pasi dështoi kalimi te Flamurtari i Shpëtim Duros, “Supersport” ka bërë publik lajmin për një transferim të mundshëm të sulmuesit në kampionatin izraelit. Bëhet fjalë për 3 ekipe nga Izraeli që interesohen për shërbimet e 30-vjeçarit.
bakaj
Një interesim për Bakajn ka shfaqur edhe skuadra e Shkëndijës së Tetovës, e cila synon të fitojë këtë sezon titullin kampion në kampionatin maqedonas. Në rast kalimi te Shkëndija,ai do të bashkohet me ish-shokun e skuadrës te Tirana, Olsi Teqja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat