Njihuni me tifozin shqiptarë të Copenhagenit që ndoqi ndeshjen në Shkup

Futboll

Njihuni me tifozin shqiptarë të Copenhagenit që ndoqi ndeshjen në Shkup

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 26 korrik 2017 Në ora: 16:05
Sevdail Asani

Ishte gëzuar shumë kur e kishte marrë lajmin se skuadra e tij për kundërshtarë të radhës në Champions League do të përballet me Vardarin në Shkup. Gëzimi kishte qenë i dyfishtë:të ndjek ekipin e tij në Shkup dhe të kaloj pushimet me familjen në vendlindjen e tij në Kumanovë.

Sevdail Asani, si fëmijë, në vitin 1988 bashkë me familjen ishin larguar nga Kumanova për një jetë më të mirë në Danimarkë.
Tani po bëhen gati 30 vite që ai jeton dhe punon në Copenhagen, duke qenë edhe një tifoz i kësaj skuadre.

“Jam tifoz i Copenhagenit. E dua këtë skuadër. Dominojnë në kampionat dhe gjithmonë marrin pjesë në grupet e Ligës së kampionëve. Dhe, kur e mora vesh se do të vij në Shkup u gëzova. Thash me vete: u bë shumë mirë, sepse do të kemi edhe një arsye për ardhur në vendlindje”, shprehet Sevdaili, të cilin e takuam dje para stadiumit në Shkup, pasi kishte blerë biletën e ndeshjes. Humbja e Copenhagenit nga Vardari ishte e papritur për të.
“Se di çka të them, se kam pritur humbjen. Kam menduar se do të fitojmë lehtë në Shkup, por ndodhi e kundërta. Copenhageni nuk krijoi raste. Vardari luajti mirë në mbrojtje. T’ju tregoj edhe diçka. Sivjet jemi më të dobët se vitin e kaluar, Copenhageni ka shitur dy lojtarë kryesorë, kurse s’ka sjell përforcime të duhura”, tregon Sevdaili.

Megjithatë, ai është optimist për ndeshjen e kthimit.
“Kjo humbje prej 1-0 do të zgjoj interesim tek tifozët, të cilët do të vijnë në numër të madh për ta përkrahur. Unë mendoj se në Copenhagen do të fitojmë pa problem dhe do të kualifikohemi në raundin tjetër”, thekson Asani.

Ai ka thënë se ka shumë mundësi që të shkurtoj pushimin në Kumanovë për ty kthyer në Danimarkë në mënyrë që të ndjek nga afër ndeshjen e kthimit mes Copenhagenit dhe Vardarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat