Terim jep dorëheqje

Futboll

Terim jep dorëheqje

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 16:33
Fatih Terim

Mediumet e ndryshme turke konfirmojnë lajmin se Fatih Terim jep dorëheqje nga pozita e përzgjedhësit të kombëtares së Turqisë në futboll.  Federata Turke ka bërë të ditur se kanë ndarë rrugët me Terimin.  “Për disa kohë një numër i disa çështjeve publike që nuk kishin të bënin me futbollin, u thyen në rend dite në media.

Trajneri i Turqisë, Fatih Terim dhe Federata Turke e Futbollit, ka marrë një vendim. Palët erdhën së bashku në dakordim dhe u ndamë me marrëveshje të dyanshme. Qoftë në Turqi, qoftë në rrafshin ndërkombëtar, ai e ka dëshmuar veten dhe i ka shërbyer futbollit turk me dinjitet. E falënderojmë trajnerin dhe tani e tutje i urojmë suksese në jetë”, thuhet në njoftimin e federatës turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat