Juventus ka hyrë në garë për mbrojtësin e djathtë të Napolit, Elseid Hysaj.
Mario Giuffredi, agjent i Elseid Hysajt ka treguar se Juventus ka bërë ofertë për klientin e tij
Por, ai tha se Napoli ka bërë shumë mirë që ka refuzuar ofertën, pasi dëshiron t’i mbaj në skuadër lojtarët më të mirë.
“Ka mundësi që Juventus a bërë ofertë për Hysajn dhe ka mundësi që Napoli ka refuzuar ofertën për Hysajn”, tha Giuffredi për Radio Crc.
“Është e drejtë që Napoli ka refuzuar ofertën,, sepse dëshiron t’i mbaj në skuadër lojtarët më të mirë”.
Përveç Juventusit, Tashmë Napoli ka refuzuar edhe Interin dhe Bayern Munichun për Hysajn.