Lazio i kërkon Interit ofertë më të lartë për Keitan

Futboll

Lazio i kërkon Interit ofertë më të lartë për Keitan

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 20:59
Keita Balde

Klubi nga Roma nuk është i kënaqur me shumën e ofruar nga zikaltërit.

Interi do t’i duhet të rrisë ofertën për të transferuar Keita Balde nga Lazio.

Klubi zikaltër ka ofruar 22 milionë euro plus tre të tjera bonuse, por kjo shifër është konsideruar e ulët nga presidenti Claudio Lotito.

Lotito kërkon një ofertë më të lartë nga Interi për ta lejuar largimin e futbollistit.

Nga ana tjetër klubi bardhekaltër ka refuzuar edhe oferta nga Liverpool e Monaco, pasi sulmuesi dëshiron qëndrimin në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat