Ronaldinho më bindi t’i bashkohem Barcelonës

Futboll

Ronaldinho më bindi t’i bashkohem Barcelonës

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 23:21
Nelson Semedo

Mbrojtësi portugez tregon arsyen pse është transferuar te Barça.

Transferimi i ri i Barcelonës Nelson Semedo ka zbuluar se Ronaldinho ishte një nga arsyet që ai iu bashkua klubit nga Camp Nou.

23-vjeçari që luan në krahun e djathtë që u ble nga Benfica për 30.5 milionë euro, është një admirues prej kohësh i ish-lojtarit të Barçës.

“Prezenca e Ronaldinhos kishte një ndikim të madh në vendimin tim”, zbuloi futbollisti.

“Që kur isha i vogël, gjithmonë e kam pëlqyer Barcelonën. Për momentin, Barcelona është një nga ekipet më të mira në botë. Lionel Messi dhe Neymar janë lojtarë të nileve të tjera, por e gjithë ekipi ka cilësi të shkëlqyeshme”, ka thënë Semedo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat