Befason Milan, kërkon Ronaldon

Futboll

Befason Milan, kërkon Ronaldon

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 08:08
Cristiano Ronaldo

Drejtuesit e Milanit kanë shprehur interesim për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid

Sipas Sky Sports, drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marco Fassone dhe drejtori sportiv, Massimo Mirabelli kanë shfaqur interesim për Cristiano Ronaldon.

Fassone dhe Mirabelli kanë pasur një takim me menaxherin portugez, Jorge Mendes në Sardenja ku kanë biseduar rreth transferimit të mundshëm të Diego Costas nga Chelsea.

Por, Sky Sports raporton se gjatë takimit Fassone dhe Mirabelli e kanë pyetur Mendesin edhe rreth situatës së Cristiano Ronaldos.

Rossonerët kanë shprehur gatishmërinë që ta transferojnë portugezin nëse ky i fundit vendos që të largohet nga Real Madrid.

Më herët ishte përfolur se Ronaldo ka kërkuar largimin nga Real Madrid. Por, portugezi më herët ka konfirmuar se nuk mendon largimin nga Los Blancos. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat