Shoshi: Të punosh në një klub prestigjioz...

Futboll

Shoshi: Të punosh në një klub prestigjioz...

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2017 Në ora: 11:16
Valdet Shoshi

Pas një kohe Valdet Shoshi rikthehet në klubin e futbollit Besa nga Peja. Ai është emëruar kryetrajneri i ri në klubin që fitoi Kupën e Kosovës në edicionin që e lamë pas. “Faleminderit presidentit dr. Shemsedin Muhaxherit, nënkryetarit Shkumbin Gashi, drejtorit sportiv  Avdi Gashi dhe të gjithë përkrahësve të Besës që besuan qe unë te jem i përzgjedhur për trajner te klubit.

Të jesh në gjendje të punosh në një klub me një histori të tillë të pasur dhe prestigjioze, është një burim i madh kënaqësie për mua. Ky është një vend shumë i veçantë, ku tifozët e Besës ‘Shqiponjat’ janë të famshëm në të gjithë Kosovën për pasionin e tyre, përkushtimin ndaj ekipit dhe një ndjenjë të fortë dashurie për fanellën e klubit. Këto janë vlera të rëndësishme që unë shoh në vetvete, dhe kjo është një nga arsyet, sepse unë mund të them vetëm, mezi pres për të filluar punës”, shkruan Shoshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat