Sezoni i fundit

Futboll

Sezoni i fundit

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 14:12
Gianluigi Buffon

Legjenda e Juventusit Gianluigi Buffon ka pranuar se mund të pensionohet në fund të sezonit. 39-vjeçari po hyn në kampionatin e tij të 17-të me kampionët e Seria A, por ka thënë se ky i radhës mund të jetë edhe i fundit:

“Ky mund të jetë sezoni im i fundit dhe me të vërtetë elektrizues. Dua të provoj dhe të kënaqem me aspektin e veçantë të gjërave, si me të gjitha përvojat. Kur shkoni në një vend dhe mendoni se është hera e fundit, e vlerësoni më shumë bukurinë dhe doni të mbani mend emocionet që ju sjell, përgjithmonë. Do të jetë i veçantë si sezon, por unë dua ta bëj edhe më të frikshëm, duke dëshmuar në maksimum aftësitë e mia, gjë që mund ta ndihmojë Juventusin të përsërisë arritjet që kemi bërë në të kaluarën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat