Kur kombëtarja e Kosovës luante në kohën e okupimit dhe të rrezikuar nga milicia e Serbisë!

Futboll

Kur kombëtarja e Kosovës luante në kohën e okupimit dhe të rrezikuar nga milicia e Serbisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2017 Në ora: 15:26
Pamje e ndeshjes ndërmjet kombëtares së Kosovës dhe Ferizajt, në vitin 1998

Një fotografi interesante në një ndeshje miqësore ndërmjet kombëtares së Kosovës dhe skuadrës së Ferizajt. Kjo fotografi është bërë në vitin 1998, në ndeshjen që luhej në fushën e futbollit në Varosh të Ferizajt.  Ndeshje miqësore në kohën e okupimit, kur sportistët tanë vazhdimisht u përndoqën e u rrahën nga milicia kriminale e Serbisë.

“Kjo ndeshje kishte përfunduar me rezultat 1:1, ndërsa kombëtarja e Kosovës përgatitej për një turne në Turqi”, kujton këtë fotografi Bujar Asllani, ish futbollist i Ferizajt. Në fakt,  Asllani ishte paraqitur për Ferizajn dhe e vlerëson si një ndeshje të paharrueshme, ngase vazhdimisht ishin të rrezikuar nga milicia e Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat